U aksidentua në rrugën Kllokot-Viti, vdes motoçiklisti

Një aksident me fatalitet ka ndodhur mbrëmë në rrugën Kllokot-Viti, ku si pasojë një motoçiklist e ka humbur jetën.
”Është raportuar se ka ndodhë një aksident trafiku i përfshirë vetëm një motoçikletë me ngasës mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit ngasësi ka ndërruar jetë”, bëhet e ditur në raportin e policisë.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion./21Media

Back to top button