Gruaja në Ferizaj kërcënon një burrë

Të shtunën, një burrë në Ferizaj ka raportuar në Polici se është kanosur nga një grua.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, e dyshuara është intervistuar, mirëpo pastaj është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti është iniciuar si “Dhunë në familje”.
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se është kanosur nga e dyshuara femër kosovare. E dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport./21Media

Back to top button