Gjuajtje me armë zjarri në një lokal në Mitrovicë

Një i dehur ka gjuajtur me armë zjarri dje në orët e para të mëngjesit në një lokal në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicë.
Sipas raporti 24-orësh të Policisë së Kosovës, i dyshuari është arrestuar.
Njësitë policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe sekuestruar: tri gëzoja, një fishek dhe tri predha të fishekëve të armës së zjarrit, ndërsa nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili në gjendje të dehur në një lokal kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të dyshemesë. Nuk raportohet për lëndime në njerëz. Njësitë policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe sekuestruar: tri gëzoja, një fishek dhe tri predha të fishekëve të armës së zjarrit, ndërsa nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë. Në konsultim me prokurorin, pasi iu nënshtrua procedurave të parapara i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin ditor./21Media

Back to top button