Gruaja në Fushë Kosovë dyshon se është dhunuar nga kolegu i saj, Policia jep detaje

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast dhunimi që kishte ndodhur në gusht të vitit 2022 në Fushë Kosovë.

Viktima femër e ka raportuar rastin në polici më 17 mars 2023.

Ajo ka raportuar se pasi kishte përfunduar punën, i dyshuari mashkull kosovar kolegu i saj e kishte shoqëruar me veturë. Sipas saj, ai ka pirë duhan dhe ia ka gjuajtur tymin në fytyrë, për çka dyshon se ishte narkotik.

“Gjatë gjithë kohës sipas viktimës i dyshuari kishte pirë duhan duke i hedhur tymin në fytyre saj, ku viktima dyshon se kishte qenë narkotikë dhe nuk kishte më në dijeni se çfarë kishte ndodhur. Andaj viktima dyshon se ishte dhunuar pasi që pastaj gjatë gjithë kohës i dyshuari e kishte kanosur dhe për këtë arsye nuk e kishte raportuar rastin”, bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës.

I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./21Media

Back to top button