Gruaja nga Malisheva sulmon fizikisht burrin

Një grua nga Malisheva është arrestuar dhe pastaj është dërguar në strehimore, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht një burrë.

Sipas Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 18:00.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi e njëjta kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit e dyshuara është vendosur në strehimore, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin ditor të Policisë./21Media

Back to top button