Një burrë gjendet i vdekur në Lipjan, Policia nis hetimet

Një person është gjetur i vdekur dje rreth orës 16:00 në Lipjan.

Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti po hetohet.

“Është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, thuhet në raportin ditor të Policisë.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion./21Media

Back to top button