Rrëfimi i Brunilda Tafilit, e cila vozitë që nga mosha nëntë vjeçare, lë të kuptohet se pozita femrës ka filluar të ndryshojë në shoqëri.

Në programin e pasditës, “BonBon” në RTV21, Brunilda Tafili tregoi se ishte vetëm nëntë vjeç kur voziti makinë për herë të parë dhe që në atë kohë ka mësuar njëkohësisht, pos ta vozisë edhe ta rregullojë makinën.

“Xhaxhi im i cili merrej me modifikim të makinave, një ditë nuk po i ndezej njëra nga makinat dhe më thotë duhet ta ndezim atë, i them le të presim babin, tha nuk kam kohë ta presë do ta ndezim bashkë, mu duk sfiduese, por meqënëse kisha mësuar motorrin, mu duk sikur kam mundësi ta mësoj edhe atë”, tha Tafili.

Ndër të tjera, Tafili flet edhe për paragjykimet që mund t’i ketë pasur shkaku i mbulesës.

“Në gara jo, aty ku duhet pra, në garë unë tregoj që ndoshta jam shumë më mirë se ai spektatori që mund ta thotë atë fjalë, krahas kësaj, në vende pune kam ndjerë paragjykimet si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri”, shtoi tutje ajo.

Pohoi se sa u përket garave, kur shohin një femër në pozitë të tillë, e konceptojnë si diçka pozitive që po ndodhë në shoqërinë tonë.

Gjëja më interesante që Brunilda tregon, është se ajo për gjithsej 12 vjet ka vetëm një gjobë në Kosovë.

Brunilda është një shembull e cila ka ndjekur ëndrrën e saj që nga fëmijëria./21Media