Gruaja që theu rekord për përshkimin e Antarktikut me ski

Një mjeke në Ushtrinë Britanike është bërë gruaja që e ka përshkuar më së shpejti Antarktikun e vetme me ski, raporton “The Guardian”.

Harpreet Chandi theu dy rekorde të Guinnessit gjatë eksplorimit të saj vitin e kaluar, ndërsa tash pretendon se ka thyer edhe një rekord.

Ajo përshkoi 1130 kilometra të akullit të Antarktikut për 31 ditë, 13 orë e 19 minuta. Rekordin e mbante kanadezja Caroline Cote. Chandi theu rekordin për një ditë, 14 orë e 34 minuta.

Ende duhet të ratifikohet rekordi nga Libri i Rekordeve të Guinnessit.

“Jam e lodhur, por jam e lumtur që ia dola”, tha Chandi.

Back to top button