Gruaja sulmohet për të pestën herë me acid

Zemërimi është rritur në paaftësinë e autoriteteve për ta mbrojtur atë

Një grua në shtetin indian të Uttar Pradesh, e cila i mbijetoi një përdhunimi të dyshuar të një grupi dhe katër sulmeve të tjera me acid është vënë përsëri në shënjestër nga sulmi me acid.

Ajo u sulmua jashtë një hoteli të grave në Lucknow, derisa po merrte ujë nga një pompë dore, tha policia.

Gruaja, 35 vjeçe, ishte nën mbrojte të policisë për shkak të sulmeve të mëparshme, të cilat ishin të lidhura me një mosmarrëveshje pronësore.

Zemërimi është rritur në paaftësinë e autoriteteve për ta mbrojtur atë, shkruan BBC.

Ajo thuhet se u përdhunua nga një grup dhe u sulmua fillimisht me acid nga dy burra gjatë vitit 2008, për një mosmarrëveshje pronësore, detajet e të cilave nuk janë të qarta.

Të dy burrat janë akuzuar më pas për sulmin me acid ndaj saj për më shumë se dy herë në vitin 2012 dhe 2013, ku përmes sulmeve janë përpjekur që gruaja të tërhiqte akuzat ndaj tyre.

Back to top button