Gruaja ther një tjetër grua në Gjakovë, arrestohet

Një grua është arrestuar në Gjakovë pasi ka therur një grua tjetër të premten.

Policia ka thënë se ato kishin pasur një mosmarrëveshje çka ka pasuar sulmin me thikë.

“Viktima femër kosovare ka pranuar tretman mjekësor pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje verbale është sulmuar fizikisht me thikë nga e dyshuara femër kosovare e cila është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë./21Media

Back to top button