Vdiq viktima që pësoi aksident trafiku një javë më parë

Të premten ka vdekur një person i cili kishte pësuar aksident trafiku një javë më parë (21 tetor) në rrugën “Kral Petri” të Zveçanit.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

“Në lidhje me rastin është raportuar se viktima e cila ishte duke u trajtuar në Spitalin Rajonal Mitrovicë, sot më 27.10.2023 ka ndërruar jetë. Me venim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë./21Media

Back to top button