Gruas i vidhet nga dora kuleta, pëson lëndime

Të dielën në Fushë Kosovë, një gruaje i është vjedhur nga dora kuleta, në të cilën kishte kartela bankare dhe para të gatshme.

Sipas Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur në rrugën “Xhemajl Mustafa”, ku viktima ka pësuar lëndime trupore dhe më pas ka pranuar trajtim mjekësor.

Autoritetet bënë të ditur se i kanë nisur hetimet.

“Viktima femër kosovare ka njoftuar se një i dyshuar i kishte marrë nga dora kuletën në të cilën kishte kartela bankare dhe para të gatshme. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin ditor të Policisë së Kosovës.

Rasti është iniciuar si “vjedhje grabitqare”./21Media

Back to top button