Gruas në Ferizaj i konfiskohet arma me 8 fishekë

Një gruas 40 vjeçare iu është konfiskuar arma me 8 fishekë në Ferizaj. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 18:00.
“Hetuesit policor i kanë marrë veprimet e nevojshme dhe nën autorizim të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, kanë shkuar tek shtëpia ku dyshohej për armë zjarri dhe me të kontaktuar familjarët, personi K.B (F/K) e moshës 40 vjeçare ka pranuar se posedon një armë dhe ka dorëzuar një pushkë gjysmë automatike me 8 fishekë, të cilat më pas janë konfiskuar.”, thuhet në njoftim.
Tutje bëhet e ditur se e dyshuara pasi është intervistuar nga hetuesit policor, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, e njëjta është liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa rasti është cilësuar “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar i armëve”./21Media

Back to top button