Ministrat Aliu dhe Sveçla vizitojnë fshatrat në veri

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, se bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kanë vizituar disa fshatra në komunat veriore të Republikës së Kosovës, në Zubin Potok dhe Leposaviq.
Siç ka njoftuar Aliu përmes një postimi në Facebook me anë të kësaj vizite kanë parë nga afër asfaltimin e rrugëve në Jasenovik dhe Syriganë, rrugë që do të shkurtojnë lëvizjen e të gjithë banorëve, në veçanti të komunitetit lokal.
“Bashkë me Ministrin e Ministrisë së Punëve të Brendshme z. Xhelal Sveçla, ishim në vizitë në komunat veriore të Republikës së Kosovës, në Zubin Potok dhe Leposaviq. Nga kjo vizitë, pamë nga afër asfaltimin e rrugëve në Jasenovik dhe Syriganë, rrugë që do të shkurtojnë lëvizjen e të gjithë banorëve, në veçanti të komunitetit lokal. Po ashtu vizituam Cerajën, Koshtovën, Bistricën e Vllahisë, Dedin dhe Magjerën, fshatra këto që përmes kësaj ndërlidhje të rëndësishme, do të kenë qasje më të shpejtë dhe më të lehtë me komunën e Mitrovicës. Mbesim të përkushtuar në angazhimin tonë të përditshëm për një jetesë më të mirë për të gjithë qytetarët, në përputhje me ligjet në fuqi, si dhe për zhvillimin e mëtejshëm ekonomik të vendit”, ka shkruar Aliu në Facebook./21Media

Back to top button