Grubi: Jam cak i lajmeve të rrejshme që të futet përçarje mes LSDM-së dhe BDI-së

 

 

Nga dita e parë e zgjedhjes sime në Kuvend, por edhe më parë jam cak i prodhimit të shumë lajmeve të rrejshme dhe propagandës së madhe me një qëllim të vetëm që të futet përçarje mes partnerëve të koalicionit, BDI dhe LSDM. Këtë e deklaroi në konferencën e sotme për shtyp zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem Politik në Maqedoninë e Veriut, Artan Grubi.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve nëse ka pasur incident mes tij dhe sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë, Dragi Rashkovski, Grubi rikujtoi se është i angazhuar për kohezion politik në Qeveri, mes BDI-së dhe LSDM-së.

Të gjitha ato lajme të rrejshme e kanë një qëllim, të krijojnë mosbesim dhe përçarje mes partnerëve tanë të koalicionit. Por, nuk do të kenë sukses pasi funksionojmë shkëlqyeshëm si një qeveri për të gjithë qytetarët tanë”, ka shtuar Grubi.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, Grubi ka thënë se ka pasur takim me Naser Ziberin dhe ka shtuar se ai do të jetë pjesë e intelektualëve të cilët do të ndihmojnë në ministrinë e re dhe konsideron se mund të japë kontribut të madh./TV21

Back to top button