Gruda: Krasniqi shkon në takimin e thirrur nga Kurti

Në takimin e ftuar për nesër nga kryeministri në detyrë, njëherit kreu i VV’së, Albin Kurti, PDK do të përfaqësohet nga Kryetari i saj, Memli Krasniqi.
Kjo është bërë e ditur nga deputeti i kësaj partie, Përparim Gruda.
“Kryetari jonë z.Krasniqi e përfaqëson partinë nesër në takim dhe qëndrimet që dalin pas atij takimi i shpreh kryetari”, tha Gruda.
Gruda përsëriti qëndrimin e partisë se Kryetari i Kuvendit s’mund të zgjidhet pa konsensus e kompromis.
“Prej ditës së parë kemi thanë . Këto dy fjalë i keni në Aktgjykimin e Kushtetueses”, tha Gruda para mediave.