Bajrami: LDK do të marrë pjesë në takimin e nesërm

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka konfirmuar se LDK do të marrë pjesë në takimin e ftuar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili ka ftuar krerët e partive politike pas aktvendimit të Kushtetueses, takim që pritet të mbahet nesër.
Bajrami për këtë takim tha se nuk pret ndonjë ndryshim teksa shtoi se ky takim është më shumë për show mediatik.
“T’ju them të drejtën nuk është që kemi shumë pritje duke marrë parasysh komplet të kaluarën historike të LVV-së dhe krejt sjelljeve e tyre, konferencën e sotme për mediat nuk është që mund të presim diqka nga ky takim. Është më shumë për show mediatik. Megjithatë për të treguar që jemi për konstituim të institucioneve do të jemi prezent”, tha Bajrami. /21Media