Gruevski dënohet me 6 vjet burgim
Ish-kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski është dënuar me gjashtë vjet burgim.
Ai është shpallur fajtor nga Gjykata Themelore Penale e Shkupit për ndërtimin pa leje të të ashtuquajturës Shtëpia e Bardhë, gjegjësisht ndërtesa luksoze në tetëkatëshe, që shërben si seli qendrore e partisë, shkruan TV21./21Media