Gruevski: PSP udhëheq hajkë politike kundër meje

Gruevski nuk e ka ndërmend të ikë

PSP udhëheq hajkë politike kundër meje, bashkëpunëtorëve të mi dhe partisë që të na degradojnë dhe nënçmojnë dhe të na vendosin në pozicion jo të barabartë, tha kryetari i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski, sot gjatë qëndrimit në Manastir dhe shtoi se ai nuk e ka ndërmend të ikë, shkruan tv21.tv

“PSP një vit e gjysmë publikon se do të marrim akuza. Ndërkohë kam realizuar një sërë udhëtimesh dhe jam kthyer nga udhëtimet jashtë vendit. Vetëm në qershor kam pasur udhëtime në katër deri pesë vende dhe jam kthyer. Po të kisha dashur të iki, ndërsa e kam ditur se më 28, 29 ose 30 qershor PSP do të mbajë pres dhe do t’i parashtrojë akuzat pa kurrfarë dëshmie, por nuk më ka ra ndër mend që të iki. Bëhet fjalë për hajkë politike që zhvillohet kundër personalisht kundër meje, bashkëpunëtorëve të mi dhe partisë që të na degradojnë dhe nënçmojnë dhe të na vendosin në pozicion jo të barabartë”, tha Gruevski duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve gjatë vizitës në Manastir./21Media

Back to top button