Grupi i fundit i haxhinjve kosovarë u kthye sot

Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se sot është kthyer grupi i fundit i haxhilerëve kosovarë. Ata në Aeroportin e Prishtinës u pritën nga familjarët.
“Ata kanë ateruar në orën 10:40 në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”. Në pritje të tyre kishin dalë familjarë të shumtë, të cilët të mallëngjyer e me lot gëzimi uruan haxhitë për haxh e ibadetete të pranuara”, thuhet në njoftimin e Bashkësisë Islame të Kosovës.
Bashkësia Islame e Kosovës njofton se organizimi i sivjetmë i haxhit ka shkuar sipas rregullave dhe planit të paraparë.
Sipas BIK këtë vit nga Kosova, haxhin e kryen 741 kosovarë./21Media

Back to top button