Kaloni te përmbajtja kryesore

Ky institucion i Kosovës është “i nëmur…”

Duke u ankuar se ndonjëherë po i mungon koha që t’u përgjigjet edhe mediave, Koordinatori dhe Parashikuesi i Motit në Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), Besim Aliu vë në pah mungesën e stafit në këtë institut.
Ai për portalin rtv21.tv tha se po bën ankesa të një pas njëshme për ta rritur numrin e punëtorëve në IHMK , por që ende nuk është bërë asgjë konkrete në këtë drejtim.
“Qeveritë janë ndërruar shpesh dhe në momentin që dikush e merrte situatën me rregullu, binin qeveritë dhe zgjedhje te reja. S’kam koment për ketë situatë tmerruese që na është krijuar. Ky institucion është i nëmur dhe unë i kam humbur shpresat se do të bëjnë diçka. Kaluan 22 vite dhe asgjë nuk ndërmorën në ketë drejtim. ”, tha ai .
E lidhur me këtë, portali rtv21.tv kontaktoi me Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës ( AMMK), Izedin Bytyqin, i cili tha se janë të vetëdijshëm se është numër pamjaftueshëm i punëtorëve në IHMK.
“Sidomos duke pas parasysh edhe krahasimin me vendet e rajonit, mirëpo jemi duke punuar që në kuadër te riorganizimit të strukturës se Ministrisë te shtojmë kapacitetet ne Institut. “, tha aii.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka vetëm 13 punëtorë në 4 sektoret: Sektori i Meteorologjisë, Hidrologjisë, Ajrit dhe Cilësisë së ujit dhe dheut.
“Ne meteorologji jemi 5 punëtorë ndërsa i kemi 16 stacione meteorologjike. Kjo fushë e meteorologjisë kërkon të punohet 24h te kujdestarët edhe vikendeve e festave , sepse motit nuk i dihet. Kështu punojnë gjitha vendet e botës.”, bëri të ditur për portalin rtv21.tv Besim Aliu.
Nëse e krahasojmë me rajonin, Kosova ka numër më të vogël të punëtorëve në këtë Institucion. Për shembull Mali Zi ka 100 punëtore më shumë se Kosova ani pse numri i popullsisë është më i vogël.
Por, kur pritet që të shtohen kapacitetet njerëzore në IHMK?
Drejtori i Përgjithshëm i AMMK-së, u zotua se një gjë e tillë do të bëhet muajt në vijim.
“Me të thënë drejte komplet si proces ndoshta deri në fund të vitit apo fillimin e vitit të ri.”, bëri të ditur Bytyqi.
Megjithatë, ai shtoi se ende nuk dihet se sa punëtorë do të punësohen.
“Tash për tash nuk mundem me dhënë një numër sepse jemi në fazë të analizave besoj pas tri katër jave mundemi me ditë sa ka me qenë numri.”, deklaroi Bytyqi.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka 13 punëtorë, Mali i Zi 113 punëtorë, Maqedonia 189 punëtorë, Kroacia 363 punëtorë dhe Serbia 530 punëtorë./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button