Grupi Wagner pritet të vendosë më shumë se 1 mijë mercenarë në Ukrainë

Grupi famëkeq ushtarak privat rus Wagner është vendosur në Ukrainën lindore, sipas Atasheut të Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar në Uashington, AVM Mick Smeath.
Sipas një deklarate të Ambasadës britanike, Smeath tha: “Ata pritet të vendosin më shumë se 1000 mercenarë, duke përfshirë udhëheqës të lartë të organizatës, për të ndërmarrë operacione luftarake”, raporton BBC.
“Për shkak të humbjeve të mëdha dhe një pushtimi kryesisht të ngecur, Rusia ka shumë të ngjarë të jetë detyruar të ripërcaktojë personelin e Wagner për Ukrainën në kurriz të operacioneve në Afrikë dhe Siri”, shtoi Smeath.
Të martën e kaluar, një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane u tha gazetarëve se Grupi Wagner është aktiv në Ukrainë.
Tani për tani, SHBA-të nuk po shohin indikacione të prekshme që rusët po bëjnë përpjekje për të ri-furnizuar, por ne vazhdojmë të shohim indikacione se ata po i bëjnë këto diskutime dhe se ata po bëjnë plane të tilla si në aspektin e ri-furnizimi dhe gjithashtu përforcimi, tha tutje zyrtari./21Media

Back to top button