Ndihma që i është dërguar Ukrainës nuk mjafton

Kombet e Bashkuara dhe partnerët e saj kanë dërguar furnizime për 890 mijë njerëz në të gjithë Ukrainën që nga fillimi i luftës më 24 shkurt, sipas Osnat Lubrani, koordinatore humanitare e OKB-së në Ukrainë.
Në një deklaratë, Lubrani tha të hënën se OKB ishte në gjendje të sillte racione ushqimore, pajisje mjekësore dhe sende shtëpiake për mijëra njerëz në zonën e Kharkiv.
Por ndihma humanitare që është dërguar deri më sot nuk mjafton, shtoi Lubrani, përcjell rtv21.tv
“Ne vazhdojmë të rrisim operacionet tona të ndihmës në mënyrë që të mund të arrijmë tek njerëzit më të cenueshëm në nevojë të madhe”, tha ajo.
Lubrani theksoi se kalimi i sigurt duhet të garantohet nga të gjitha palët në luftime, raporton BBC
“Ne nuk mund të japim ndihma kur granatimet vazhdojnë dhe rrugët janë të minuara. Duhen pauza në luftime për të lejuar kalimin e lirë dhe të sigurt për njerëzit që të largohen në cilindo drejtim që ata zgjedhin”, tha ajo./21Media

Back to top button