Grupmosha me më së shumti të infektuar me Covid-19

Nga 4 mijë e 513 testime në 24 orët e fundit janë konfirmuar 1 mijë e 793 raste të reja.
Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë numri më i madh i të infektuarve gjatë kësaj periudhe i përket grupmushës 20 deri në 29 vjeçare, që bëhet fjalë për 359 të infektuar.
Grupmosha tjetër më e prekur është ajo 40-49 vjeç me 313 raste të reja.
Brenda një dite janë me Covid-19 janë infektuar 60 fëmijë të grupmoshës 0 deri në 9 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24-orëshin e fundit si pasojë e infektimit me Covid-19 kanë vdekur dy persona. Një burrë  i grupmoshës 70 deri në 79 vjeç, dhe një grua e grupmoshës 60 deri në 69 vjeç.
Aktualisht në Kosovë janë 8 mijë e 35 raste aktive me COVID-19./21Media

Back to top button