​Guardiola edhe më tutje i pakënaqur me skuadrën e tij

Pep Guardiola thotë se ka parë shenja inkurajimi në skuadrën e tij të Manchester Cityt pas kritikave të tij publike ndaj qëndrimit të tyre këtë javë, por megjithatë i sfidoi lojtarët e tij që të vazhdojnë përmirësoheshin jashtë fushës.
City iu përgjigj kritikave të Guardiolës me një fitore ndaj Wolves në “Etihad” falë het-trikut të Erling Haaland, duke mbajtur presionin ndaj Arsenalit në Premier Ligë.
Dhe ndërsa Guardiola tha se përgjigja ndaj kritikave të tij kishte qenë pozitive, ai theksoi se kishte qenë vetëm një ndeshje dhe këmbënguli se City duhet të jetë më i mirë për një periudhë më të gjatë.
“Po, po përmirësohet, por vetëm një ditë, duhet të pres,” tha ai. “Mënyra se si luajtëm ishte mjaftë e mirë. Futbolli ynë ishte vërtet shumë i mirë, sot u përmirësuam, por ishte vetëm sot. Do të shohim se çfarë do të ndodhë. në ndeshjet e ardhshme.”, shtoi Guardiola.
I pyetur nëse kishte parë një përgjigje nga lojtarët e tij, Guardiola pranoi se ka një rritje të standardeve, por përsëriti se ka ende shumë fusha për të përmirësuar në lidhje me komentet e tij në mesjavë.
“Patjetër që ka gjëra pozitive. Sidomos nëse topi luhet ashtu siç duam, pas kësaj kemi mungesë përqendrimi. Duhet t’i kushtojmë më shumë vëmendje në shumë e shumë detaje. Njerëzit shohin golat e Erling. Asistimi nga Kevin De Bruyne, aksioni nga Riyad Mahrez. Ka ende gjëra. Ne bëjmë një hap, folëm shumë, shohim në të ardhmen.”, tha ë fund spanjolli.
Manchester City ka 45 pikë në vendin e dytë dhe po lufton kokë më kokë me Arsenalin për titullin kampion në Angli.

Back to top button