Edhe United i nënshtrohet Arsenalit

Arsenali e ka mposhtur edhe Manchester Unitedin për të konfirmuar epitetin e liderit në tabelën e Premier Ligës, edhe pse deri tek trepikëshi erdhën me mjaftë vështirësi, përkatësisht në minutat e fundit të ndeshjes.
Në ndeshjen që dhuroi spektakël gjatë 90 minutave lojë u realizuan pesë gola dhe pati përmbysje të rezultatit, transmeton KosovaPress.
“Djajtë e Kuq” kaluan nëepërsi në minutën e 17’ me golin e bukur të Marcus Rashford, por “Gunners” reaguan shpejtë duke barazuar në minutën e 24’ me golin e Nketiah dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim.
Pjesa e dytë nisi edhe më furishëm. Bakayo Saka e kaloi Arsenalin për herë të parë në epërsi duke realizuar për 2-1 në minutën e 53’, por mysafirët u rikthyen në lojë gjashtë minuta më vonë kur Lisandro Martinez shënoi për 2-2.
Kur po mendohej se skuadrat do t’i ndanin pikët, në skenë doli Nketiah që realizoi nga afërsia për 3-2 dhe fitoren e Arsenalit në minutën e 90’.
Më këtë fitore, skuadra e Miel Artetas konfirmon se jo rastësisht është lider i tabelës me 50 pikë, pesë më shumë se Manchester City në vendin e dytë, kurse United renditet i katërti me 39 pikë.

Back to top button