Guardiola ishte i vetmi që kishte besim në Foden

 

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka qenë i vetmi në skuadër që ka besuar në talentin Phil Foden, dhe është treguar i durueshëm me të, ka thënë ish trajneri i “Qytetarëve” Stuart Pearce.

Në sezonin e tij të parë me formacionin bazë, Foden nën urdhrat e Guardiolas kishte bërë vetëm 14 paraqitje në Premier Ligë, kështu duke hapur spekulimet rreth së ardhmes së tij atëkohë.

Por këtë sezon, ylli anglez ka qenë lojtar kyç për Cityn, ku deri tani ka regjistruar 14 gola dhe 10 asistime, duke e ndihmuar skuadrën e tij drejt titullit të radhës së Premier Ligës angleze, dhe duke e shpërblyer besimin e madh që kishte Guardiola në të.

“Pep Guardiola ishte i vetmi që ishte i durueshëm me Foden. Kur të gjithë mediat flisnin për Phil, që i duhet më shumë minutazhë, ose duhet të shkoj në huazim tek ndonjë ekip tjetër që të zhvillohet si lojtar, e vetmja gjë që kishte rëndësi ishte që Guardiola kishte besim në të”, ka thënë ish-trajneri i Cityt Stuart Pearce.

“Foden duhet të ishte i durueshëm, dhe tani jemi duke e parë se çfarë mund të bëj ai, ka qenë i absolutisht i mrekullueshëm. Është një startues i padiskutueshëm tek Manchester City, e ka besimin e trajnerit dhe normalisht që i është dashur të punojë sa më shumë për të arritur këtë gjë. Nuk mendoj që ishte gjë e keqe, shihet qartë që Guardiola ka punuar shumë me Foden”, ka thënë Pearce.

20 vjeçari Foden, i cili konsiderohet një nga tinejxherët më të talentuar në botë, momentalisht ka vlerë prej 70 milionë eurosh, dhe Guardiola ka treguar që ai është i paprekshëm, dhe që nuk është në shitje për asnjë skuadër që është e interesuar, pavarësisht vlerës që mund të ofrojnë për atë.

Back to top button