SHBA do t’i përgjigjet akteve agresive të Rusisë

 

Në një intervistë për BBC, sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken, thotë se SHBA do ti përgjigjet akteve të papërgjegjshme apo agresive të Rusisë.

Blinken tha se SHBA ka qenë e fokusuar në akte si trajtimi i figurës së opozitës, Alexei Navalny, sulmet kibernetike dhe ndërhyrja në zgjedhje.

“Ne do të preferonim një marrëdhënie më stabël dhe të parashikueshme”, tha ai.

Blinken ishte në Britaninë e Madhe për një takim të ministrave të jashtëm të G7-ës. Një deklaratë u lëshua pas dy ditëve bisedime që kritikonte Moskën për sjelljen e saj të papërgjegjshme dhe destabilizuese, veçanërisht kundër ukrainës, dhe për sulmet kibernetike të saj.

Në shkurt të këtij viti, presidenti amerikan Joe Biden tha se ia kishte bërë të qartë presidentit Vladimir Putin se ditët kur SHBA heshtte përballë veprimeve agresive të Rusisë kishin mbaruar. Paraardhësi i tij Donald Trump, dukej herë pas here se ishte i predispozuar të evitonte kritikat ndaj liderit rus.

Blinken thotë ndërkohë për BBC, se administrata Biden, është e fokusuar edhe tek kina, duke nënvizuar se SHBA është në fabor të një sistemi ndërkombëtar të bazuar në rregulla.

Back to top button