Guardiola tregon sekretin e tij për të shmangur shkarkimin

Pep Guardiola ka deklaruar se ai i ka shpëtuar shkarkimit gjatë karrierës së tij për shkak se skuadrat e tij fitojnë shumë ndeshje, me 12 trajner të Premier Ligës që kanë humbur punën e tyre këtë sezon.

Graham Potter dhe Brendan Rodgers u bënë trajnerët e fundit në Premier Ligë që mbetën pa punë të dielën që e lamë pas.

Potter u shkarkua nga Chelsea pas gjashtë muajsh në krye të klubit, me “Blutë” e Londrës që momentalisht zënë vendin e 11-të në Premier Ligë.

Shkarkimi i Potter erdhi pas korë pasi që aventurës katër vjeçare të Rodgers në krye të Leicesterit i erdhi fundit, me “Dhelprat” që gjenden në zonën e rrezikut në tabelë.

Guardiola u pyet nëse ai e ka evituar shkarkimin pasi që ai kishte zgjedhur momentin e duhur për tu larguar nga një klub.

Tekniku spanjoll, i cili vendosi të largohet vetë nga detyra e trajnerit te klubet e mëparshme, Barcelona dhe Bayern Munich, u përgjigj duke pretenduar se suksesi i skuadrave të tij në fushë ishte arsyeja që ai i është shmangur shkarkimit.

“Do të ju tregoj një sekret, ne fitojmë ndeshje”, tha Guardiola.

“Nëse nuk do të fitonim ndeshje, unë do të shkarkohesha. Nuk është se i kam flokët më të mira se të tjerët. Nuk shkarkohem sepse ne fitojmë shumë ndeshje”.

Katër sezone të Premier Ligës kanë parë 10 trajnerë të humbin punën e tyre, por shkarkimi i Rodgers dhe Potter e çoi numrin e trajnerëve të shkarkuar në 12 vetëm në këtë sezon.

Back to top button