Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikim të personit të dyshuar

Policia e Kosovës përmes publikimit të fotografisë ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për përfshirje në një rast të lëndimit të trupor në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë.

“Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi”, thuhet në njoftim.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se i dyshuari kërkohet për përfshirje në një rast, lëndim trupor, që ka ndodhur më datën 06.04.2023, në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë.

Tutje në kërkesën e Policisë thuhet se “për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjes së tij, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”./21Media

Back to top button