Gucati: Nuk kemi luftuar që të shohim xhandarmërinë serbe të futet në territorin e Kosovës sa herë të dojë

 

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati ka reaguar pas publikimit të pamjeve për hyrjen në territor të Kosovës, të xhandarmërisë serbe.

Gucati përmes një postimi në Facebook, ka thënë se është turp që institucionet e Republikës së Kosovës nuk reagojnë dhe nuk marrin asnjë veprim me atë që ka ndodhur sot.

Është një turp i madh që institucionet e Rebulikës së Kosovës nuk reagojnë dhe nuk marrin asnjë veprim me atë që ka ndodhur sot, ku Xhandarmëria serbe është futur në territorin e Kosovës në fshatin Karaçevë të Kamenicës, bëhen kinse nuk kanë parë dhe nuk ka ndodhur asgjë, a duhet përsëri që veteranë e Ushtrisë Çlimitare të Kosovës të mbrojnë shtetin e Kosovës përderisa Qeveria hesht dhe nuk është në gjendje asnjë reagim të bëjë e lëre diçka me shumë, i bëjmë thirrje institucioneve të Republikës së Kosovës që raste të tilla mos të përsëriten, veteranët e UÇK-së nuk kanë luftuar që të shohim Xhandarmërinë serbe të futet në territorin e Kosovës sa herë të dojë, turp për Qeverinë e Republikës së Kosovës për mos reagimin dhe marrjen e ndonjë veprimi”, shkruan ai.

Back to top button