Kaloni te përmbajtja kryesore

Gucati për Kurtin: Kur i kemi thënë në Likovc, qe pushka, qe teshat, qe unifroma veshu ushtar, s’ka pranu

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, dhe njëherësh ish i burgosur i Hagë në një intervistë për emisionin “Bon Bon “ në RTV21,  sa i përket rikthimit të mundshëm të Thaçit, Veselit e Krasniqit në politikë nëse do të liroheshin, ai tha se nuk ka njohuri për një gjë të tillë

“ S’kam hi ne kete temë kurr besoni kurr skam hy sepse atje gjithmone eshte mendja edhe fjala shkon qysh me u liru ? , u shpreh Gucati.

Tutje ai kryeminisrin në detyrë Albin Kurtin nuk e cilësoi as si të burgosur politik, kurse tha se në kohën e luftës i njëjti nuk ka pranuar që të bëhet pjesë e UÇK-së.

“ Po ky s’është i burgosur politik, se i dëgjoj, e do ushtar të Facebook se ky ka qenë në burg politik, cilën parti ka qene vëlla në atë kohë, çfarë lideri o ky, ky ka qene përkthyes të baci Adem, kjo publikisht dihet ka qene përkthyes , kur i kena thënë ne Likovc qe pushka, qe teshat, që uniforma  veshu e vazhdo s’ka pranu. S’ka pranu kjo është shumëe e vërtet. Njerëzit i thonë edhe në prezencë, Sami Lushtaku që i thotë në prezencë, në Prekaz, armët, byrëm hajde me neve këshillona, mësona din ma mirë hajde po i thu vetes i shkollum hajde”, tregoi ai/21Media 

 

 

 

 

 

 

 

 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button