Kaloni te përmbajtja kryesore

Gucati takoi ambasadorin kosovar në Holandë

Gjatë qëndrimit në Holandë, kryetari i OVL UÇK-së, Hysni Gucati, ka zhvilluar takim edhe me ambasadorin e Republikës së Kosovës në këtë shtet, Dren Doli.

“Në këtë takim është diskutuar lidhur me temën e ndjeshme të trajtimit të bashkëluftëtarëve tanë që ndodhen në Dhomat e Specializuara në Hagë, si dhe për rëndësinë që institucionet tona të jenë më aktive dhe më të pranishme në adresimin e shqetësimeve që lidhen me këtë proces”, njofton Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button