Gucati: Veterani i UÇK-së ndalet nga Policia e Shqipërisë me urdhër të Serbisë

 

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati ka njoftuar se një veteran i UÇK-së është ndaluar sot nga policia e Shqipërisë me kërkesë nga Serbia.

Gucati i bëri thirrje Shqipërisë që menjëherë ta lirojnë veteranin, Murtez Kastrati dhe të mos marrin parasysh listat nga Serbia.

“Nga burimet që kemi marrë Serbia këto ditë ka bërë një listë të re me emra të ish pjestarëve të UÇK-së, ju bëjmë apel bashkluftëtarëve që këto ditë mos të lëvizin dhe të mos dalin në shtetet tjera, Shteti i Shqipërisë duhet sa me parë ta liroje Murtez Kastratin dhe të mos i marrë parasysh asnjëherë veprimet dhe listat e dërguar në Interpol nga Serbia, deri sa do të vazhdojnë kështu duke u maltretuar në këtë formë njerëzit që dhanë çdo gjë që ne sot ta kemi shtetin, veteranët ende nuk janë në gjendje të lëvizin të lirë.”, ka shkruar Gucati në Facebook.

Po ashtu ai i ka bërë apel edhe Qeverisë së Kosoës të marrë masa në këtë drejtim dhe të mos ketë më raste të tilla!/21Media

 

Back to top button