Guerot dhe Rohde kërkesë për thememlimin e institucioneve, analistët nuk presin përmirësim të situatës

Dështimin për 33 herë me radhë të konstituimit të Kuvendit, ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde e quajti zhgënjyese, përderisa theksoi se Kosova nuk e ka komoditetin për një ngërç të tillë institucional. Ndërsa ambasadori francez , Olivier Guerot, e quajti situatë frustruese.
Derisa bën thirrje për kompromis, Diplomatët theksuan se rruga e Kosovës drejt NATO-s dhe BE-së do të kalojë përmes themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Mirëpo në qarqet analitike nuk ka pritshmëri se këto kërkesa do të kenë ndikim. Sipas analistes politike Magbule Shkodra, “trysnia” ndërkombëtare jo çdoherë jep rezultate.
“…nuk po shoh që kanë ndikim që të krijohen institucionet. Nuk kanë pasur sukses. Por ky interesim mirë që po shprehet. Ata treguan edhe pritjen e themelimin të asociacionit dhe dërgimin e draftit në Gjykatën Kushtetuese….”, tha Shkodra për rtv21
Sipas njohësit të çështjeve politike Alban Zeka, papërgjegjësia e deputetëve po mbanë peng Kosovën.
“…nuk do duhej të prisnim ndëkombëtarët që të ndërhyjnë në këto cështje dhe në themelimin e institucioneve. Kuvendi ka mbetur peng i mos përgjegjësisë së deputetëve për rolin që kanë…cdo minut cdo orë e humbur do të jetë vonë për Kosovën marrë parasysh edhe krizën në nivel global…”, tha Zeka.
Ambasadorët theksuan se themelimi i asociacionit të komunave me shumicë serbe ka qenë obligim për Kosovën nga 2013 dhe se asnjë nga kryeministrat nuk kanë bërë mjaftueshëm për këtë çështje./RTV21/21Media