Guerot: Pajtimi Francë-Britani, shembull për Kosovën e Serbinë

Pajtimi i Francës me Britaninë e Madhe është shembull i pajtimit mes fqinjëve që dikur kanë pasur probleme me njëri-tjetrin, që duhet ndjekur nga Kosova dhe Serbia, kështu ka thënë Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot.

Në Twitter Guerot ka publikuar një fotografi me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, duke shikuar kurorëzimin e Mbretit Charles III.

“Franca dhe Britania e Madhe miq dhe aleatë përgjithmonë: Tjetër shembull i pajtimit në mes të fqinjëve që dikur kanë pasur probleme me njëri-tjetrin”, ka shkruar ai duke vazhduar me flamurin e Serbisë dhe të Kosovës për ta përcjellë mesazhin e tij./21Media

Back to top button