Gut-Behrami fiton medalje të artë olimpike
Skitarja zvicerane , Lara Gut-Behrami ka fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike Dimërore “Pekini 2022”. Gut-Behrami ka triumfuar në disiplinën super-G që u mbajt të premten. Gut-Behrami u bë gruaja e parë që mban të dy titujt njëkohësisht.
Gut-Behrami përfundoi shtegun me kohë prej 1 minute e 13.51 sekondave duke e lënë pas vetes austriaken Mirjam Puchner (1:13.37) që e fitoi medaljen e argjendtë dhe zviceranen Michelle Gisin (1:13.81) që e rrëmbeu të bronztën.
Ndërkohë, Ester Ledecka nuk arriti ta mbrojë medaljen e saj të artë të fituar para katër vjetësh pasi përfundoi e katërta në renditje. Gut-Behrami ka gjithashtu edhe dy medalje të bronzta olimpike, njërën prej të cilave e fitoi të hënën në sllallom të madh, shkruan rtv21.tv.
“Unë thjesht u përpoqa të bëj ski sot, asgjë më shumë, asgjë më pak”, tha Gut-Behrami kur u pyet nëse gabimet e saj të afërta kishin luajtur në mendjen e saj.
Lara është gruaja e futbollistit kosovar, Valon Behrami./21Media