Guterres: Jemi në autostradën drejt ferrit klimatik

Temperaturat globale vazhdojnë të rriten

Udhëheqësit botërorë u mblodhën në qytetin turistik të Egjiptit në Detin e Kuq, Sharm el-Sheikh, të hënën për samitin e klimës COP27 të OKB-së për të diskutuar mënyrat e trajtimit të ndryshimeve klimatike.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres tha se emetimet e gazeve serrë vazhdojnë të rriten, temperaturat globale vazhdojnë të rriten dhe planeti ynë po i afrohet me shpejtësi pikës së kthesës që do ta bëjë kaosin klimatik të pakthyeshëm, transmeton rtv21.tv.
“Ne jemi në një autostradë për në ferr klimatik”, tha Guterres.
Ai shton se lufta në Ukrainë dhe konfliktet e tjera kanë pasur “ndikime dramatike” në të gjithë botën, por “ne nuk mund të pranojmë që vëmendja jonë të mos përqendrohet te ndryshimet klimatike”./21Media

Back to top button