Guterres në Borodyanka: Lufta është e keqe

Antonio Guterres, shefi i OKB-së, po viziton vendet përreth kryeqytetit të Ukrainës që ishin të pushtuara nga trupat ruse për disa javë në muajin mars.
Ndalesa e parë ishte Borodyanka, në veriperëndim të Kievit, ku dëmet nga sulmet ajrore dhe granatimet janë befasuese, raporton BBC
Duke qëndruar pranë rrënojave të blloqeve të apartamenteve të banimit në Central Street, ishte e qartë se Guterres u prek nga pamja.
“Kur i shoh ato ndërtesa të shkatërruara, e imagjinoj familjen time në një nga ato shtëpitë tani të shkatërruara dhe të zeza. I shoh mbesat e mia që vrapojnë në panik”, tha ai, përcjell rtv21.tv
“Lufta është një absurditet në shekullin e 21-të, lufta është e keqe dhe kur i shihni këto situata zemra jonë sigurisht qëndron me viktimat, ngushëllimet tona për familjet e tyre. Nuk ka asnjë mënyrë që një luftë të jetë e pranueshme në shekulli 21. Shikoni atë”, shtoi Guterres./21Media

Back to top button