Guvernatori i Luhanskut u kërkon banorëve të evakuohen

Guvernatori i rajonit Luhansk të Ukrainës në lindje, Serhiy Gaidai u ka kërkuar banorëve të zonës që të evakuohen.
Serhiy Gaidai bëri thirrje që njerëzit të evakuohen dhe të zgjedhin jetën pasi ai tha se një person u vra dhe pesë u plagosën gjatë bombardimeve ruse në qytetin e Kreminës.
Ai shtoi se 32,000 banorë janë evakuuar në trena dhe autobusë dhe u bëri thirrje të tjerëve të bëjnë të njëjtën gjë.
“Mos hezitoni dhe largohuni derisa të mbetet kjo mundësi”, tha ai./21Media

Back to top button