Guvernatori rus e akuzon Ukrainën për sulmin ndaj depove të naftës
Guvernatori rajonal i qytetit rus të Belgorod, Vyacheslav Gladkov i ka akuzuar helikopterët ushtarakë ukrainas se kanë sulmuar një depo nafte në qytet.
Vyacheslav Gladkov, tha se zjarri, i cili shpërtheu të premten në mëngjes, ishte shkaktuar nga sulmet ajrore nga dy helikopterë ukrainas.
Ai më herët kishte thënë se dy persona janë lënduar, por jashtë rrezikut për jetën. Banorët e rrugëve aty pranë u evakuuan ndërsa zjarrfikësit po merren me flakët.
Belgorod ndodhet në veri të kufirit me Ukrainën, ndërkaq, kjo e fundit nuk ka marrë përgjegjësi për asnjë nga shpërthimet./21Media