Guvertanori i BQK-së s’ka informacion nëse ka një marrëveshje për propozimin e SHBA-së për dinarin

Guvertanori i BQK-së, Ahmet Ismaili, nuk ka informacion nëse ka një marrëveshje për propozimin e SHBA-së që dinari të vije në euro. Ai tha se nuk e sheh të nevojshme që sot të jetë në Bruksel ku pritet të diskutohet për dinarin.

Të hënën presidentja, Vjosa Osmani, tha se zgjidhja e çështjes se pagesave/pensioneve të serbëve “është urgjente” dhe se tashme ekziston pajtueshmeri për një propozim amerikan.

“Me ndihmën e tyre kemi arritur qe tash e tutje ato dërgesa, ajo ndihmë financiare që vjen nga Serbia, të arrijë në euro dhe jo në dinar, dhe kjo besoj që e zgjidh një pjesë të madhe të problemit me të cilin jemi ballafaquar në të kaluarën”, tha Osmani.

Në kuadër te Javës Ndërkombëtare të Parasë, në Fakultetin Ekonomik guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës mbajti një ligjeratë.

Para studentëve të nivelit bachelor e master të këtij fakulteti, Ismaili foli për BQK-në dhe rolin e saj në Sistemin Financiar të Kosovës./21Media

Back to top button