Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e të dyshuarit për plagosjen e trefishtë në Gjakovë

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e të dyshuarit për plagosjen e tre personave, që ndodhi më 10 mars në Pejë.

“Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjakovë për publikimin e fotografisë të personit të dyshuar në rast, me qëllim lokalizimin e tij, lëshon kërkesë për bashkëpunim me qytetarët. Personi i dyshuar është: Shkelzen (Ismet) Ahmeti i lindur me 14.08.1992 banues në Gjakovë”, thuhet në kërkesën e Policisë.

Lidhur me rastin “Vrasje e rëndë në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll, posedim të paautorizuar të armëve” pranë Sektorit rajonal të hetimeve në drejtorinë rajonale të Policisë-Gjakovë janë duke u zhvilluar hetime intensive ku gjatë veprimeve hetimore është identifikuar i dyshuari i lartcekur.

Në lidhje me rastin thuhet se nuk është arritur të sigurohet prezenca e të dyshuarit.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës, kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar të paraqitur në fotografinë e bashkangjitur, të lajmërojnë policinë, qoftë përmes numrave të telefoni 192, 080019999 (pa pagesë) dhe 045/930-220, apo përmes aplikacionit “lajmëro policinë” si dhe në stacionin më të afërt policor”, thuhet në kërkesë.

Back to top button