“Guxo e dil tash e mbas në rrugë”, kërcënohet drejtori i Spitalit të Gjakovës

 
Ushtruesi i detyrës të drejtorit të Spitalit të përgjithshëm “Isa Grezda”, në Gjakovë ka raportuar në Policinë e Kosovës se sot ka marrë një telefonatë kërcënuese. Ai ka deklaruar se për shkak të ndërrimeve të bëra në repartin e Pulmologjisë, i dyshuari, i revoltuar për ndryshim e vendit të punës e ka kërcënuar.
Rastin për 21Media e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj.
“Me datë 22.01.2022 rreth orës 19:00, viktima (ushtrues i detyrës së drejtorit ekzekutiv të spitalit të përgjithshëm “Isa Grezda”, Gjakovë) deklaron se për shkak të ndërrimeve të bëra në repartin e pulmologjisë, i dyshuari i revoltuar për ndryshim e vendit të punës kishte thirrur përmes telefonin viktimën  duke i thënë: “Pse ma kë ndrru vendin e punës” , si dhe e ka sharë, pastaj i ka thënë: “Guxo dil tash e mbas në rrugë”, dhe e ka mbyllur telefonin”, ka njoftuar Xhurkaj.
I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të Prokurorit Kujdestar lirohet në procedurë të rregulltë.
Rasti është nën hetime./21Media

Back to top button