Haaland: Çdo gjë që shihni lojtarët sot duke e bërë, Pele e kishte bërë i pari

Bota e futbollit po vazhdon të reagojë për vdekjen e legjendës braziliane, Pele.
Pele ka vdekur mbrëmë në moshën 82 vjeçare, pas një beteje të gjatë me sëmundjen e kancerit të zorrës së trashë.
Ndër lojtarët që kanë reaguar për vdekjen e ikonës braziliane ishte edhe superylli i Manchester Cityt, Erling Haaland.
“Çdo gjë që ju e shihni duke bërë lojtarët sot, Pele e kishte bërë i pari. U prefsh në paqe”, shkruante Haaland në “Twitter”.

Back to top button