Hadërgjonaj: Tepër jemi zhgënjyer, atmosfera nuk është e mirë

Kombëtarja e Kosovës regjistroi sot barazimin e dytë me radhë në kuadër të ciklit kualifikues drejt Kampionatit Evropian Euro 2024.

Kosova barazoi si vendase në stadiumin “Fadil Vokrri” me Kombëtaren e Andorrës, ku rezultati final i ndeshjes ishte 1:1.

Golashënues te Kosova ishte Edon Zhegrova (minuta e 59’), ndërsa te Andorra golin e barazimit e shënoi Berto Rosas (minuta e 61’).

Pas ndeshjes, për mediat foli edhe mbrojtësi i krahut, Florent Hadërgjonaj, i cili tha se ekipi është tejet i zhgënjyer dhe se atmosfera nuk është shumë e mirë.

“Tepër jemi zhgënjyer, kemi prit shumë më shumë, sidomos na lojtarët, po ja nisi prej vetit, edhe krejt ekipi këtu në “Fadil Vokrri” është dashtë mi marr tre pikë kundër Andorrës. Nuk mujtëm me arrit këtë qëllim, atmosfera nuk është shumë e mirë. Tepër, tepër jemi zhgënjyer”, tha Hadergjonaj.

Back to top button