Ngjarjet e datës 29 mars

Iniciativa për Progres me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan – Byrosë Ndërkombëtare për Çështje të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit mban konferencë për media, në të cilën do të publikohet raporti: “Procesi i prokurimit dhe menaxhimi i kontratave në 20 komuna të Kosovës”. (Hotel Sirius, Ora 09:30)

Në Gjykatën Speciale mbahet seanca gjyqësore ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala. (Ora 09:30)

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e konsumatorit. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë diskuton rreth çështjeve vijuese nga fushëveprimi i Komisionit. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

Qendra e Kosovës për Eksport organizon ngjarjen “Rritja e eksportit përmes platformës KoEx”. (Hotel “Sirius”, ora 10:00)

Me rastin e përvjetorit të rënies, komuna e Rahovecit organizon homazhe në varrin e dëshmorit Sabit Shabandula dhe Jahja Danuza.( Varrezat e dëshmorëve në Rahovec dhe varrezat e dëshmorëve në Gjakovë, ora 10:00)

Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive Ekzekutive; si dhe ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përmbajnë procedura të veçanta administrative dhe harmonizimin e tyre me Ligjin për procedurën e përgjithshme administrative. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për Prokurorin e Shtetit; si dhe ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

Promovohet romani “Duke ndjekur fluturat” i autores Hana Hoxha, i cili ka si fabulë edukimin e nxënësve/fëmijëve për rolin e policisë në sigurinë e tyre. (Biblioteka Kombëtare, ora 12:00)

Bëhet inaugurimi i punëtorisë së Floktarisë në Qendrën e Kompetencës “Shtjefën Gjeçovi”, e cila do të shërbejë për zbatimin e mësimit dual. Merr pjesë edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci. (Shkolla “Shtjefën Gjeçovi”, ora 13:00)

Back to top button