Hagë: Haradinaj e Gucati dënohen me nga 4 vjet e gjysmë burg

Në dënim përllogaritet edhe koha e paraburgimit nga shtatori 2020
Mbrojtja paralajmëroi se do ta apelojë aktvendimin dënues
Gjykata Speciale në Hagë shpalli fajtorë Ish-drejtuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj për pengim të administrimit të drejtësisë duke i dënuan me nga katër vjet e gjysmë burgim. Në dënim do t’u përllogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga shtatori i vitit 2020. Avokatët paralajmëruan se do ta apelojë aktgjykimin dënues për Gucatin e Haradinajn./21Media

Back to top button