Hahn do ta kontrollojë planin për reforma

Nesër do të prezantohet plani  para eurokomisionerit Hahn

Janë bërë vetëm hapat e parë, ndërsa hapat e tjerë në vijim do të jenë shumë më të rëndë. Kështu e komentojnë përfaqësuesit e sektorit jo qeveritar përgatitjen e planit për reforma urgjente që janë prioritet i qeverisë së re. Plani nesër do të prezantohet para eurokomesarit për zgjerim të BE-së, Johanes Hahn. Maqedonia duhet të tregojë se është e gatshme që t’i zgjidhë problemet në sistemin gjyqësor të cilat i përmendi para dy viteve eksperti gjerman Rajnhard Pribe, ndërsa për vite me radhë vërejtje të ngjashme kishte edhe në raportet e Komisionit Evropian, GREKO, dhe organizatave të tjera.

Rekomandimet e Pribes parashohin reforma më të ndërlikuara sesa pastrimi minimal i Kodit Zgjedhor dhe disa masave të rregullores së mediave, ndërsa kjo është e vetmja gjë që është bërë gjatë këtyre dy viteve, thotë Simonida Kacarska nga instituti i politikës evropiane.

“Ajo që është bërë, në fakt ajo që po e bën qeveria për momentin është shkarkimi i prokurorit publik shtetëror dhe gjetja e modalitetit se si të zbatohen reformat kryesore në gjyqësi. E dimë se LSDM në fushatën e saj parazgjedhore paralajmëroi se do të ketë rizgjedhje të përgjithshme, por tani dëgjohen koncepte se a do të bëhet rivlerësim i gjykatësve ose do të bëhet rizgjedhja e tyre. Gjëja e dytë është ndjekja e komunikimeve, përkatësisht të dëgjojmë për ndonjë model se si planifikohet që të përmirësohet ndjekja e shërbimeve të Kuvendit, por edhe menaxhimi me pajisjet të cilat edhe vetë Pribe i ka përmendur”, tha Simonida Kacarska, Instituti i politikës Evropiane.

Nga qeveria thonë se fokusi i planit aksionar janë reformat në gjyqësi dhe puna e drejtorisë për siguri dhe kundërzbulim, me kontrolle të përforcuar nga ana e Kuvendit. Prioritet do të jetë Këshilli Gjyqësor dhe ekipimi i të njëjtit me ekspert të cilët pa motive politike do të emërojnë gjykatës. Në fokus do të jetë edhe statusi dhe bashkëpunimi me Avokatin e Popullit i cili duhet të ketë më shumë mekanizma që të zbatohen rekomandimet e tija.

Është jo reale të priten rezultate të mëdha në gjashtë muajt e ardhshëm, thotë Kacarska e cila shtoi se do të ishte ideale në qoftë se Maqedonia tregon dosje për zbatimin e reformave, dhe nëse ka raport të ri vjeshtor të KE, ai të rekomandojë fillim të bisedimeve me një kusht të vetëm- zgjidhja e çështjes së emrit.

“Ajo që mund të pritet është zbatim i 3-4 reformave kryesore deri në vjeshtë, ku bën pjesë edhe zgjedhja e prokurorit të rij, kush do të jetë dhe si do të veprojë. Dëgjuam se nga ana e komisionit është deklaruar gatishmëri për të përgatitur një raport të veçantë për Maqedoninë deri në vjeshtë i cili do të jetë në bazë të samitit të muajit dhjetor, që Komisioni ti shkrijë rekomandimet”, shtoi Kacarska.

Para vizitës, Hahn deklaroi se vjen në Maqedoni që të japë mbështetje për zbatimin e reformave të cilat Brukseli i pret të zbatohen në një afat të shkurt, me qëllim që vendi të kthehet në rrugën e integrimeve euro-atlantike. Por tha se nesër do të vërtetojë në qoftë se në Maqedoni gjashtë muaj pas zgjedhjeve parlamentare dhe një muaj pas formimit të qeverisë së re, janë krijuar kushte për të dëgjuar atë që dëshiron./21Media

Back to top button