Hahn flet për zgjedhjen e Vuçiqit president

Hahn porosit Vuçiqin ta shfrytëzojë me maturi pushtetin

Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, ka deklaruar  se presidenti i zgjedhur i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka për detyrim që ta shfrytëzojë me maturi pushtetin, pas fitores së bindshme në zgjedhje.

Hahn po ashtu tha se beson në zotimet e Vuçiqit se do ta “respektojë plotësisht Kushtetutën”, shkruan REL.

Ai e uroi Vuçiqin përmes një postimi në Twitter dhe tha se pret bashkëpunim me presidentin e ri të Serbisë si “miq dhe partnerë”.

Zgjedhjen e Vuçiqit për president e uroi edhe shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini.

Vuçiq shpalli të dielën në mbrëmje fitoren në zgjedhjet presidenciale, ku nga votat e numëruara fitoi mbi 55 përqind./21Media

Back to top button